×
  • Extra
  • Extra

    Gruaja që u martua me veten, tani po divorcohet sepse gjeti një tjetër

    Reporteri
    28 Nëntor 2021 | 17:50

    Një grua, e cila bëri bujë pak kohë më parë sepse u martua me veten në një dasmë të veçantë, tani po shkon drejt divorcit pasi pranoi se ka gjetur dikë tjetër.

    Në shtator, Cris Galera u martua me veten, pasi ishte lodhur duke u mbështetur te një mashkull, por 90 ditë më vonë, vendosi të divorcohej.

    Në ditën e saj të dasmës, Crane pozoi jashtë një kishe në qytetin e saj të lindjes në Brazil, e veshur me një fustan të bardhë. Siç shpjegoi ajo për Daily Star: “Isha e lumtur për aq kohë sa zgjati. Por unë fillova të besoj në dashuri në momentin që takova dikë tjetër, të veçantë”.

    Duke folur për martesën e saj në shtator, Chris tha: “Arrita në një pikë ku kuptova se isha një grua e fortë dhe e vendosur. Gjithmonë kisha frikë të jem vetëm, por kuptova se duhej të mësoja të ndihesha mirë me veten. Kur kjo ndodhi, vendosa të festoj”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!