×
  • Extra
  • Extra

    Gruaja sheh merimangë në banesën e saj, thërret policinë

    Reporteri
    21 Korrik 2022 | 18:32

    Një grua në Gjermaninë jugore thirri policinë pasi gjeti një merimangë me madhësi grushti në banesën e saj.

    21-vjeçarja, e cila jeton në qytetin Neu-Ulm, u mbyll në dhomën e saj të mërkurën, teksa priste që policia të vinte.

    Policia erdhi më vonë në banesë, por merimanga nuk u gjet. Ajo më pas u largua nga banesa, e shoqëruar nga policia.

    Një mik i saj më pas filloi kërkimin për merimangën, raporton DW.

    Merimanga, e cila njihet me emrin “Merimanga gjigante shtëpiake”, është një nga speciet më të zakonshme në Gjermani. Këto merimanga konsiderohen jo të rrezikshme për njerëzit./Klan Kosova

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!