×
  • Extra
  • Extra

    Gruaja shet djalin e saj për 2.5 mijë dollarë që t’i paguajë borxhet e drogës

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 19:41

    Një grua në Teksas e akuzuar për shitjen e djalit të saj shtatëvjeçar dhe duke planifikuar të shesë edhe dy fëmijë të tjerë për të kryer një borxh të drogës, është dënuar me gjashtë vjet burg, shkruan 10phoenix.


    Esmeralda Garza është dënuar të premten pas pranimit të fajësisë. Ajo u dënua me tre akuza për shitje dhe blerje të fëmijëve.

    Ajo gjithashtu u dënua për pastrim parash dhe për komplot për të shitur ose blerë një fëmijë, transmeton Klan Kosova.

    Hetuesit kanë zbuluar se djali i saj u shit për 2.5 mijë dollarë.

    Ata poashtu mësuan se ajo kishte planifikuar të shiste edhe dy vajzat e saj, të moshës dy dhe trevjeçare – të gjitha për të paguar një borxh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!