Një grua në Kinë ka vendosur që pasurinë të mos ua lë fëmijëve të saj, me arsyetimin se ata hoqën dorë nga ajo.
Por, gruaja e identifikuar si Liu, ka thënë se pasurinë në vlerë prej 2.2 milionë funteve do t’ua lë kafshëve pasi “ato kanë më shumë vlerë së fëmijët”.
Duke i cituar mediat në Kinë, Mirror ka shkruar se gruaja nga Shangai ka marrë këtë vendim ekstrem me arsyetimin se s’ka dikë tjetër që t’ia trashëgojë pasurinë. Ajo ka caktuar një veterinere si zyrtare për ndarjen e pasurisë mes kafshëve.
“Vullneti i Liu është kështu dhe ne e këshilluam që të caktonte një person që i beson për të mbikëqyrur klinikën veterinare për të siguruar që kafshët shtëpiake kanë marrë kujdesin e duhur”, ka deklaruar Chen Kai, zyrtar nga Qendra për regjistrimin e testamentit.
Kjo s’është hera e parë që kafshët shtëpiake janë në listën e testamenteve. Një rast i tillë kishte ndodhur në New-York, ku Leona Helmsley ia kishte lënë 6 milionë funte qenit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.