×
  • Extra
  • Extra

    Guvernatori i BQK-së “imiton” Kurtin, bëhen virale pamjet nga ndeshja Kosovë-Lituani

    Reporteri
    20 Nëntor 2024 | 9:34

    Kosova të hënën siguroi fitoren ndaj Lituanisë në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Prezent në stadium ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Ndërkohë në rrjetet sociale është bërë viral një moment, ku Kurti shihet duke kërcyer me duar në xhepa, veprim ky për të cilin është aluduar se është bërë nga i ftohti apo edhe në shenjë gëzimi për fitoren e Kosovës.

    Por, vëmendje të madhe ka marrë edhe guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, i cili shihet duke e bërë të njëjtin veprim sikur kryeministri Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!