Një nga “armët” më të fuqishme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit është konsideruar maska mbrojtëse.
Për këtë arsye shumë vende po inkurajojnë njerëzit që t’i përdorin ato sa më shumë të munden, për të larguar përfundimisht nga jetët tona virusin COVID-19. Por ka shumë persona që nuk besojnë në ekzistencën e virusit dhe injorojnë sistematikisht urdhrat e qeverisë. Një ndër to është dhe 33-vjeçari Chris Noden nga Uellsi.
Ai u fut për të blerë në një supermarket, i veshur vetëm me të brendshme, por ama nuk kishte harruar maskën në fytyrë. Ai u ndalua nga stafi i sigurisë teksa përpiqej të fuste karrocën me produkte në dyqanin Tesco në Newport. Për këtë veprim, kundërshtoi gruaja e tij, Dawn
“Tani rrobat nuk janë thelbësore. Politika juaj e dyqaneve thotë se rrobat nuk janë thelbësore. Lëreni të futet për të blerë disa rroba.
Por një roje sigurie thotë: “Ai nuk është veshur siç duhet. Nuk mund të vini të veshur ashtu”.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.