×
  • Extra
  • Extra

    Hapet një profil i rremë në Facebook në emër të presidentit Thaçi, ofroheshin kredi të shpejta

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 16:43

    Një profil i rremë në Facebook është hapur me emër të presidentit Hashim Thaçi.


    Me anë të këtij profili, qytetarëve u dërgoheshin mesazhe ku ofroheshin kredi të shpejta, shkruan Reporteri.

    Për këtë ka njoftuar eksperti i kibernetikës Mentor Hoxhaj.

    Ai ka bërë të ditur se pasi ky profil është raportuar, Facebook ka ndërmarrë hapa duke e mbyllur.

    “Një profile fake i hapur ne emrin Hashim Thaçi tenton të mashtroj.
    Ky profil i rrejshëm “ofron para të shpejta përmes kredisë” – SCAM MASHTRIM.
    Falënderojmë Facebookun qe brenda minuti mbylli ketë profil!
    Se bashku për një hapësirë kibernetike miqësorë dhe te sigurt!”, ka njoftuar Hoxhaj.

    https://www.facebook.com/mentorhoxhajofficial/posts/2549327201974093?__xts__%5B0%5D=68.ARAu7F7gM3Na4ZL7tQc1BRp20rH6jlKasYuBL70onQ9EvP0doTU-HvsDsXhzxQ0D0sIbPZbAXiUv7tDrumWmuZcNnRbYXoYkV57Ls7kBBTjeJkMMzhM15NHrDW_wkL9KeAT01dh6ItCiV7SvIFh-ZCYyF0Ahfio_2V9MsA9Itq9ZbC4826528mdidiy317_ipodQei7rw874ScCM&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!