×
  • Extra
  • Extra

    Hapi tunelin 35 metra të gjatë për të shpëtuar djalin nga burgu, nëna 51-vjeçare e pëson keq

    Reporteri
    03 Gusht 2020 | 21:03

    Dëshira për ta parë djalin pranë vetes dhe të lirë e mori në qafë një nënë 51-vjeçare.


    Ajo u përpoq të hapte në mënyrë të fshehtë një tunel për të liruar djalin e saj nga burgu, por tani po përballet edhe vetë me dënim me burg.

    Gruaja 51-vjeçare, ka marrë me qira një shtëpi pranë burgut në rajonin jugor të Zaporizhia, në Ukrainë ku djali i saj po vuan një dënim të përjetshëm.

    Ajo më pas përdori lopata për të gërmuar një tunel 3 metra të thellë në një fushë aty pranë, e cila më pas arriti të gërmonte 35 metra nën tokë, nën muret e burgut.

    Gruaja kishte gërmuar rreth tre ton tokë, në kohën kur u kap dhe u arrestua, tre javë pasi filloi planin e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!