Historia e një gruaje nga Kievi, e cila thuhet se rrëzoi një dron rus duke i hedhur një kavanoz me kastraveca turshi është bërë virale në rrjet, madje është publikuar edhe nga prestigjozia “Forbes”.
Por është një ilustrim i bukur i vullnetit të ukrainasve për të rezistuar dhe për të përdorur çdo armë që u vjen në dorë. Në këtë rast ishte një kavanoz me domate të konservuara.
Historia u gjurmua nga faqja ukrainase e lajmeve Liga.life, e cila intervistoi gruan, por ajo nuk ka dashur të identifikohet dhe quhet vetëm ‘Elena’.
Sipas Elenës, ajo ishte ulur në ballkonin e saj kur dëgjoi zhurmën e një droni që po afrohej. Elena kishte disa kavanoza me domate poshtë karriges së saj, e me të qëlloi dronin duke e hedhur në tokë. Më pas, Elena dhe burri i saj thyen mbetjet për t’u siguruar që droni të ishte shkatërruar siç duhet, më pas pastruan mbeturinat duke përfshirë xhamin e thyer. (Edhe në kohë lufte, Elena ishte e shqetësuar për se qentë endacakë mund të lëndonin putrat e tyre).
Elena thotë se droni ndoshta nuk është nxjerrë nga ushtria ruse, por nga grabitësit që kërkonin apartamente boshe për të grabitur.
“Fqinja vuri re të rinj të dyshimtë dhe kur filloi të pyeste me zë të lartë se kush ishin dhe nga ishin, ata ikën me shpejtësi. Njerëzit paqësorë nuk do ta bënin këtë”, tha Elena për Liga.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.