Amali është kukulla që do të përshkojë 8000 km nga Turqia në Angli, në një udhëtim që përfaqëson historitë e miliona fëmijëve refugjatë që janë të detyruar të lënë vendlindjen madje shpesh herë edhe pa prindërit e tyre.
Nisma e quajtur “The Walk” është një pjesë e një projekti për të rritur ndërgjegjësimin e vështirësive që hasin emigrantët nën moshën 18 vjeç. Maskota gati 4 metra e gjatë do të kalojë kufijtë e 8 shteteve, fillimisht në Turqi, Greqi, Itali, Francë, Zvicër, Gjermani, Belgjikë dhe në fund në Mançester të Anglisë më 3 Nëntor. Ecja e kukullës mundësohet nga 4 animatorë profesionistë nga një person tek secili krah, një tek pjesa e shpinës dhe një brenda trupit.
Drejtori artistik i projektit Amir Nizar Aubi, është shprehur se është pikërisht fokusimi i botës në probleme të tjera që i jep kaq rëndësi këtij projekti për ta kthyer fokusin në krizën e refugjatëve. Amali është bazuar nga një personazh nga Goog Chance Theatre dhe një produksion i tyre i titulluar “Xhungla”, një vepër për refugjatët e kampit Calis në Francë, ku tregohet historia e një vajze siriane që kërkon nënën e saj.
Tashmë Amali ka përmbushur pjesën e parë të udhëtimit të saj nga kufiri Turqi-Siri dhe do të niset për në Greqi. Në çdo qytet ku do të ndalohet do të zhvillohen festivale dhe mblidhen fonde për ta mbështetur.
Klan News
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.