Dy studime të publikuara kohët e fundit kanë zbuluar se shumica e burrave të shtruar në spital me COVID-19 janë tullacë.
Për këtë gjë shkenca ofron një shpjegim të besueshëm.
Tullacëria tek meshkujt shoqërohet me nivele të larta të hormoneve seksuale mashkullore të quajtura androgjene. Androgjenët duket se luajnë një rol të rëndësishëm në hyrjen e SARS-CoV-2, që shkakton COVID-19, në qeliza.
Pra, është e mundur që nivele të larta të androgjenëve mund të rrisin rrezikun e infeksionit të rëndë dhe vdekjes nga COVID-19.
Kjo hipotezë është e rëndësishme për të identifikuar njerëzit në rrezik dhe ngre mundësinë e strategjive të reja të trajtimit për COVID-19. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.