A jeni ndjerë ndonjëherë sikur “motori” i trurit tuaj po nxjerr tym nga puna e tepërt? E keni gjetur ndonjëherë veten përballë një detyre, të paaftë për ta përfunduar atë, thjesht sepse mendja juaj nuk do të bindet? Ndoshta do t’ju ngushëllojë të dini se nuk jeni vetëm.
Në fakt, shumë nga detyrat që kryejmë në jetën tonë të përditshme kërkojnë përqendrimin dhe vëmendjen tonë . Pas një periudhe sforcoje të tepërt, mendja thjesht nuk mund të durojë më.
Studiuesit nga Universiteti i Sidneit donin të eksploronin se cilat praktika mund të ndihmonin mendjen të pushojë dhe të rimbushet në mënyrë që të mund t’i kthehemi produktivitetit me energji.
Ata u befasuan kur zbuluan se zgjidhja e këtij problemi të përqendrimit fshihej në një metodë shumë të thjeshtë: Një pushim prej vetëm 5 minutash nga çdo mendim dhe punë ishte i mjaftueshëm për të rikthyer përqendrimin e humbur, duke i dhënë një shtysë të re trurit . Rezultatet u publikuan në Psikologun Edukativ dhe Zhvillimor./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.