Një tregtar i drogës u dënua në një ambulancë që ishte caktuar si sallë gjyqësore, sepse po të largohej nga vetura do të ‘rrezikohej shëndeti dhe mirëqenia e tij’, tha një gjykatës i Ohajos.
Kirk Lenell Smith, 42 vjeç, u deklarua fajtor për trafikimin e kokainës dhe u dënua të mërkurën jashtë gjykatës së Qarkut Hamilton. Dënimi nuk ndodhi në bankën e të akuzuarve. Smith besohet të peshojë më shumë se 272 kilogramë, transmeton Reporteri.net.
Ai u dënua me dy vjet burg.
Gjykatësi qëndronte në këmbë brenda ambulancës ndërsa fliste me Smithin, ndërkohë që gazetarët qëndronin buzë hyrjes.
Smith ishte në gjendje të jepte vetëm përgjigje të shkurtra që përbëheshin nga një ose dy fjalë. Dhe kur u pyet nëse donte të bënte një deklaratë, thuhet se u përpoq por nuk mund të fliste.
Policia bastisi shtëpinë e Smithit dhe gjeti kamera survejimi, drogë dhe armë që ai nuk i lejohej të posedonte. Ata nuk mund ta arrestonin fizikisht por i lexuan të drejtat e tij. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.