×
  • Extra
  • Extra

    I hodhi majonezë në fytyrë, punëtorja e Burger King qëllon me armë zjarri një kliente

    Reporteri
    19 Mars 2022 | 18:52

    Një punonjëse e Burger King në Florida dyshohet se ka qëlluar një kliente me armë zjarri, pasi ajo i hodhi majonezë në fytyrë.

    Sipas mediave të huaja Shateasha Hicks është arrestuar, ndërsa një i afërm i saj tha se klientja i hodhi 30-vjeçares majonezë në fytyrë gjë që shkaktoi edhe sherrin mes tyre.

    Raportohet se klientja më pas shkoi për të marrë makinën që e kishte parkuar në afërsi të Burger King, ndërsa Hicks e “ndoqi” duke e qëlluar 5 herë me armë zjarri. Nga të shtënat nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar.

    Pas kësaj, punonjësja e Burger King u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak më pas.

    Arma u gjet në dyshemenë e makinës së Hicks, ndërsa hetuesit gjetën pesë gëzhoja plumbash në parkingun Burger King.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!