Një 58-vjeçar ka humbur jetën në Casoria të Italisë për shkak se është mbytur nga një copë mocarela gjatë një feste diplomimi.
Sipas mediave të huaja, përpjekjet e shpëtimit ishin të kota, ndërsa të pranishmit u tmerruan.
Punonjësit shëndetësorë, ndonëse brenda një kohe të shkurtër shkuan në vendngjarje, nuk mundën që të bëjnë gjë tjetër veçse të konstatojnë vdekjen e 58-vjeçarit.
Në vendngjarje ka shkuar edhe policia për të dëgjuar dëshmitë e të pranishmëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.