Mund të qetësohemi kur shohim se hoteli na ofron artikuj për banjë, si shampo , xhel dushi, kremra hidratues për trupin, etj.
Sado të pafajshme ta shohim këtë taktikë, duket se ajo ka disa rreziqe për shëndetin tonë dhe një punonjës hoteli na e ka shpjeguar këtë.
Kjo sepse ato janë të hapura dhe askush nuk mund ta dijë se çfarë ka bërë mysafiri i mëparshëm me to. Mund të tingëllojë paksa absurde, por ka pasur jo pak raste që janë regjistruar histori nga më të ndryshmet.
“Kam gjetur një mizë në një shampo të tillë,” komentoi një përdorues, ndërsa një tjetër shtoi: “Sa mirë e kam nxjerrë mësimin tim dhe nuk do ta bëj më. Kur doja të përdorja një shampo hoteli, kishte erë sikur kishte bojë në të”, shtoi një tjetër.
Prandaj, zgjedhja më e mirë që duhet të bëjmë është ose t’i sjellim produktet tona në mini-paketime, ose vetëm të përdorim kontejnerë të mbyllur dhe të sigurt./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.