Në shtetin brazilian të Sao Paulo ndodhet fshati Araras i cili është bërë i njohur për banorët e tij, njerëz që, për shkak të një çrregullimi gjenetik shumë të rrallë, i quajnë vampirë. Nga 800 vendas, 600 prej tyre kanë simptoma të rënda të një çrregullimi të quajtur Xeroderma Pigmentosum, transmeton Reporteri.net
Një banor i fshatit, Djalma Jardin, zbuloi për Daily Mail se ai kishte humbur një sy për shkak të sëmundjes dhe tjetrin nuk mund ta mbyll. Për shkak të sëmundjes, ai gjatë verës duhet të mbyllet brenda për ditë të tëra. “Sapo të dalim, mund të ndiejmë djegien e diellit. Kjo është një sëmundje e tmerrshme”, tha Jardin.
Lëkura e të sëmurit është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj dritës së diellit, nuk ka aftësinë të rigjenerohet pas dëmtimit, madje edhe ekspozimi afatshkurtër ndaj diellit mund të shkaktojë kancer vdekjeprurës të lëkurës.
Pronari i dyqanit lokal, Gleiche Machado, zbuloi se shumë vetë nuk e dinë shkakun e sëmundjes. Ndërkohë që disa thonë se përhapet nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, besimtarët pohojnë se ky është një dënim nga Perëndia.
Rreth 10,000 njerëz vuajnë nga Xeroderma Pigmentosum në botë dhe është një mutacion gjenetik i trashëguar, shpjegon biologu Carlos Menck, i cili e studioi për vite këtë sëmundje.
Shkencëtarët besojnë se shkaku pse shumë njerëz janë të prekur me këtë sëmundje në fshat, është se shumica prej tyre vijnë nga tre familje të pushtuesve portugezë, të cilët u vendosën atje në shekullin e 16-të. /Reporteri.net
Shikoni videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.