Mediat serbe e kanë quajtur provokim një video të dy të rinjve shqiptarë, të cilët kanë bërë simbolin e shqiponjës në qendër të Beogradit.
Kjo pasi njëri prej tyre e publikoi videon në rrjetin social TikTok, shkruan Reporteri.net.
“Provokim shqiptar në qendër të Beogradit”, është titulli që i ka vendosur këtij shkrimi gazeta serbe Blic.
Aty potencohet se videoja është bërë në sheshin e Beogradit gjatë natës kur nuk kishte njerëz. Kjo gazetë madje përdorë edhe nuanca tallëse për të përshkruar videon e dy të rinjve shqiptarë.
“Është interesante se si këta djem të guximshëm shikonin se mos po i sheh dikush, saherë që bënin simbolin e shqiponjës”, thuhet ndër të tjera në tekst. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.