Nika Nikoubin, 21 vjeç, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, sulm fizik dhe vjedhje. Ajo u arrestua pasi dyshohet se theri me thikë partnerin e saj në një dhomë hoteli në Nevada si hakmarrje për vdekjen e një udhëheqësi ushtarak iranian të vrarë në një sulm me dron të SHBA-së në vitin 2020, raportoi New York Post.
Nikoubin dhe burri, të cilin ajo e takoi në uebsajtin e takimeve Plenty of Fish, organizuan një takim në hotelin dhe kazinonë Sunset Station në Henderson më 5 mars, duke marrë me qira një dhomë së bashku, tha policia.
Viktima e mori nga shtëpia e saj dhe e çoi në një hotel. Nikoubin bëri një dush dhe më pas shkoi në holl për të marrë lëng portokalli, sipas një raporti të policisë. Ata të dy pinë dhe filluan të kishin marrëdhënie seksuale, në mes të të cilit viktima ‘ndjeu një dhimbje në qafë’.
Policia tha se e goditi me thikë në qafë ‘për hakmarrje ndaj ushtarëve amerikanë për vrasjen e Kasem Sulejmanit në vitin 2020’.
Kujtojmë, gjenerali iranian Kasem Sulejmani, i cili u mbijetoi shumë tentativave për vrasje, u vra në vitin 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.