Ditë më parë u publikua në rrjetet sociale video e një përkrahësi të Lëvizjes Vetëvendosje i cili duke bërë fushatë nëpërmjet një video live në rrjetet sociale e përplasi me veturë një qen endacak në rrugë.
E pasi ajo video u bë virale e u kritikua shumë, personi në fjalë së fundmi ka publikuar edhe një video tjetër ku ka njoftuar se është infektuar me koronavirus, shkruan Reporteri.net.
Ai thotë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, gjersa edhe në këtë video flet për PDK–në, konkretisht degën në Skenderaj, ku thotë se PDK-ja është virusi më i madh për këtë shoqëri.
“Mos u bëni merak se virus që më infekton apo shkatërron nuk ka, qëllimi im është që ta ngrisim Vetëvendosjen dhe ta kemi kryeministër Kurtin. I lus të gjithë drenicakët që mos ta lënë degën e PDK-së në Skenderaj që ti marrë as 10 mijë vota”, thotë ndër të tjera ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.