Mjeku i njohur infektolog nga Shqipëria, Pëllumb Pipero ka deklaruar se marrëdhëniet seksuale gjatë pandemisë janë shërim.
Kjo u tha ditën e djeshme, teksa Pipero ishte i ftuar në programin “Ndryshe” në Top Albania Radio.
Ai u shpreh se marrëdhëniet seksuale ndihmojnë të çlirohet negativitetin që është akumuluar pas një periudhe të vështirë. Sipas tij, marrëdhëniet seksuale japin imunitet dhe bëjnë që të ndihemi më të qetë nga gjendja emocionale.
Pipero shpreson që kjo pandemi do të zhduket më shpejt nga se e kemi menduar, madje ai theksoi se në fund të marsit dhe në fillim të prillit, gjendja do të përmirësohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.