×
  • Extra
  • Extra

    Infermierja e Covidit fiton një udhëtim 7 ditor të pazakontë

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 18:20

    Fituesja e një pushimi 7 ditor do të qëndrojë në një shkëmb të Detit të Veriut në brigjet Jugperëndimore të Suedisë.


    Ajo mundi 12 mijë konkurrentë nga e gjitha bota.

    Po ç`mund të bëjë në majën e një shkëmbi, brenda një fari? Do të shikojë plot 70 filma në garë për “Goteborg Festival”, i cili këtë vit do të mbahet ekskluzivisht online për shkak të pandemisë.

    Fituesja e këtij superpushimi quhet Lisa Enroth, është 41-vjeçe dhe punon si infermiere e vijës së parë.

    Lisa nuk do të ketë me vete as telefon dhe as internet, por veç një tablet ku do shikojë filmat dhe do mbajë shënim emocionet e saj.

    I vetmi njeri që do jetë me të e që do kujdeset për së largu është një roje sigurie, duke qenë se zona është e pabanuar.

    “Era, deti, mundësia për të qenë pjesë e një realiteti krejtësisht të ndryshëm, për një javë, është diçka që më tërheq shumë. Është një lehtësim i vërtetë. Është gjithashtu një mundësi e mirë për të ndaluar dhe reflektuar mbi vitin e kaluar”, tha Lisa Enroth, fatlumja e këtij pushimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!