Michelle Obama, ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të nisë së shpejti një emision gatimi targetuar fëmijëve.
Obama jo vetëm që do të marrë pjesë në këtë program, por gjithashtu do të mbajë rolin e producentes ekzekutive të “Waffles and Mochi”, i cili pritet të transmetohet që prej 16 Marsit në platformën Netflix.
Drejtuar një audience shumë të re, programi ka si personazhe dy kukulla, Waffles dhe Mochi, dhe Obama si një sipërmarrëse, të cilët ndjekin një udhëtim drejt të qenurit kuzhinierë profesionistë.
Tematika e shfaqjes ngjason me fushatën “Let’s move” që Obama ka ndërmarrë për frenimin e obezitetit tek fëmijët. Si një nga platformat e saj, ajo synon që të rrisë iniciativat që ndihmojnë familjet të konsumojnë ushqime të shëndetshme dhe të promovojë aktivitetin fizik.
“Në shumë mënyra, ky program është një zgjerim i punës sime si Zonjë e Parë mbi shëndetin e fëmijëve, dhe të jem e sinqertë, do të dëshiroja që një program i tillë të ishte transmetuar dhe në periudhën kur vajzat e mia ishin të vogla”- shton Obama në rrjetin social Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.