Miqtë më të mirë, të cilët u takuan në adoleshencë, tani janë të martuar. Ajo që e bën të pazakontë këtë histori dashurie është fakti se në kohën kur u njohën të dyja ishin vajza. Dashuria e tyre u ndez kur njëri ndërroi gjini.
Kayla, 26, dhe Aaron Capener, 25, nga Kingsport, Tennessee, u afruan në shkollë të mesme kur ishin vetëm 15 dhe 14 vjeç, dhe në atë kohë, Aron e identifikoi veten si një vajzë. Ata u afruan shpejt dhe u bënë miqtë më të mirë. Me kalimin e muajve, Aaroni filloi të kuptonte se kishte ndjenja romantike për Kaylën, por kishte frikë se si do të reagonte, ndaj vendosi t’i mbante ato për vete.
Aaron tha për mediat se për shkak të edukimit të tij fetar, ai nuk dinte për komunitetet LGBTQ +, por edhe si fëmijë ndihej ndryshe. Vetëm kur ai zhvilloi ndjenja për Kayla-n kuptoi se nuk ishte heteroseksual.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.