Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ndodhet prej ditës së djeshme në Berlin dhe pasditen e sotme do të shfaqet në “Mercedes-Benz Arena”. Kështu, mbështetësit e tij mund të rezervojnë biletat për të parë nga afër fjalimin e tij.
“Një mbrëmje me Barack Obamën për sfidat dhe mundësitë e mëdha të kohës sonë”, titullohet eventi me biletat që arrijnë në 600 euro. Biletat më të lira, prej 61.10 euro dhe 83.10 euro tashmë janë shitur, por nëse dikush dëshiron ta shikojë Obamën nga afër, do t’i duhet të paguajë akoma më shumë.
Konkretisht, për të marrë “Bileta e Artë”, një person do të duhet të paguajë shumën prej 600 euro. Kjo përfshin një pije, darkë në restorantin e arenës dhe ulëse në rreshtin e tretë ose të katërt nga skena.
Mbrëmë, Obama shijoi një darkë në një restorant italian në Berlinin Perëndimor me ish-kancelaren Angela Merkel dhe bashkëshortin e saj, Joachim Sauer. Obama po qëndron në hotelin “Adlon”, në “zemrën” e Berlinit.
Që nga fundi i presidencës së tij gjashtë vjet më parë, presidenti i parë afrikano-amerikan në SHBA ka bërë një pasuri duke shkruar libra dhe duke dhënë leksione në mbarë botën. Së bashku me bashkëshorten e tij Michelle Obama, ata vizituan Spanjën të premten e kaluar ku ndoqën koncertin e këngëtarit të njohur Bruce Springsteen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.