Vajzat të reja e të bukura, kryesisht nga Serbia e Bosnja, po e shesin trupin e tyre për njerëz të pasur nga e gjithë bota, që me jahtet e tyre, apo ato që i marrin me qira, sillen në ujërat e Adriatikut, në Kroaci, Mal të Zi, e edhe në Turqi.
Mediat kroate shkruajnë se prej vitesh ekziston kjo ofertë turistike e prostitucionit që zhvillohet në këto ujëra, përcjell reporteri.net.
Statistikat tregojnë se vetëm në Kroaci janë të angazhuara në prostitucion rreth 6.700 gra, që u ofrojnë shërbime 75 mijë deri në 110 mijë vetave në vit. Sidoqoftë, janë një pjesë e vogës e atyre që përdorin shërbimet e ‘zonjave elitë’, në atë që njihet si ‘prostitucion elitar’.
Ky lloj prostitucioni sipas mediave kroate, kryesisht zhvillohet në jahte, të cilat lëvizin në ujërat e Adriatikut.
Vajzat që i kryejnë këto shërbime, nuk janë vetëm nga Kroaci, por edhe nga vendet fqinje, si Serbia e Bosnja, të cilat shesin trupin e tyre më lirë se sa kroatet.
Shumë vajza nga Kroacia bëjnë të njëjtën punë me jahte të huaja, nën pretekstin se aty shërbejnë si kamariere apo punë të ngjashme, që në fakt ato shesin trupat e tyre. Paga më e vogël është 500 euro nata, por ato arrijnë të arkëtojnë deri në 3500 euro në natë, e në raste të caktura edhe më shumë.
Një vajzë që ka qenë vetë pjesë e këtij lloj shërbimi, në kushte anonimiteti duke folur për mediat kroate, ka treguar se në ato jahte përdoren të gjitha llojet e drogave, duke përfshirë edhe kokainë e viagra, të cilat merren sikur të ishin karamele.
Ajo ka thënë se personalisht ka arritur të fitojë 28 mijë euro vetëm gjatë një sezoni. /reporteri.net