×
  • Extra
  • Extra

    Jahti superluksoz arrin në Kroaci, qiraja javore kushton 1.5 milionë euro

    Reporteri
    23 Gusht 2022 | 12:23

    Në portin e Pulës në Kroaci ka arritur dje jahti superluksoz, Lady S.

    Ky jaht lundron nën flamurin e ishujve Kahman dhe është një nga më luksozët në botë. Qiraja javore e tij kushton 1.5 milionë euro.

    Lady S është 93 metra i gjatë, 14 metra i gjerë dhe është ndërtuar në vitin 2019.

    Jahti ka kinema të jashtme dhe të brendshme, pishinë, fushë golfi, klub nate, dhoma masazhi, wellness, palestër, sauna, xhakuzi.

    Lady S ka ardhur në Kroaci nga porti i Sardenjës, ndërsa nuk janë dhënë detaje se kush po qëndron në të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!