×
  • Extra
  • Extra

    “Jepi 5 euro të blejë një shtëpi”, shqiptarët tallen me një fëmijë lëmosh kërkues

    Reporteri
    13 Shkurt 2021 | 9:38

    Shqiptarët janë popull bujar dhe kjo është dëshmuar në shumë raste.


    Por disa e kanë tepruar pak me bujarinë që kanë treguar gjatë një vizite që kanë pasur në Indi, shtet ky i njohur për nivelin e lartë të varfërisë.

    Në këtë shtet  një shqiptar ka treguar bujarinë e tij duke i dhënë para një fëmijë lëmosh kërkues, por disa shqiptarë të tjerë që kanë bërë videon janë tallur keq me fëmijën, i cili nuk kuptonte shqip fjalorin fyes të personave që i ndihmonin.

    “Jepi ndonjë lekë djalit, i ke bërë kokën pse e lë kështu. Jepi 5 euro ta blejë një shtëpi se është i pastrehë. Si të ka mësuar babi si?”, dëgjohen në video shqiptarët derisa i dhënë disa para lëmosh fëmijës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!