Nuk duronte dot më të kontrollohej nga gruaja dhe të kishte një jetë që nuk donte ta jetonte më. Kështu, ka vendosur, të largohej dhe të banonte në një pyll, ku qëndroi për 10 vjet.
Një vendim ekstrem ai i kopshtarit britanik Malcolm Applegate. Pasi ka fjetur në pyje gjatë gjithë kësaj kohe, ka vendosur të kthehet në Londër, por jo tek bashkëshortja. Tani jeton në një shtëpi me tavan në një qendër sociale dhe është i lumtur.
Sapo u kthye, Malcolm ka dashur t’ia tregojë historinë motrës së tij, e cila nuk e kishte parë për 10 vjet dhe që besonte se kishte vdekur.
Një histori e pabesueshme, e publikuar nga mediat angleze dhe që ka bërë shumë bujë. “Para se të bëhesha një anëtar i ‘Emmaus Greenwich’, kam qenë një kopshtar në Farnborough për 25 vjet të lumtura. Më pëlqente shumë puna që bëja, sikundër edhe tani. Pastaj u martova…”.
“Që atëherë jeta ime u bë gjithnjë e më e trishto, – vazhdon rrëfimin e tij. – Sa më shumë punoja, aq më tepër bashkëshortja ime inatosej. Nuk duronte dot të më shikonte jashtë shtëpisë. Por nuk pranova dhe u largova nga shtëpia”.
“Nuk i thashë askujt, – kujton ai, duke menduar largimin, – as familjes sime. U largova për 10 vjet, duke qëndruar në një pyll pranë Kingston. Ai vend u bë shtëpia ime. Punoja si kopshtar në një qendër për të moshuarit aty pranë. Më pëlqente shumë jeta ime. Pastaj, përmes një miku, mësova për shoqatën “Emmaus”. Shkova atje për një intervistë dhe u transferova, duke u strehuar menjëherë”.
Tani Malcolm i dedikohet me përkushtim punës. Ka gjetur lumturinë, siç deklaron ai vetë: “Jeta ime ka sërish një kuptim”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.