×
  • Extra
  • Extra

    Jo vetëm Hoti, edhe ministrja e tij e merr bukën “me vete”

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 13:21

    Ministrat e Qeverisë Hoti si duket po e ndjekin shembullin e shefit të tyre në ekzekutiv. Ata, tejet të angazhuar me sa duket mezi po gjejnë kohë për t’u ushqyer.


    Është ministrja Vlora Dumoshi ajo e cila së fundmi është fotografuar duke ngrënë ushqim në veturë, shkruan Reporteri.

    Gentiana Azemi, shefja e kabinetit në Ministrinë e Kulturës, sot ka bërë një postim më të pazakontë në rrjetet sociale.

    Ajo ka fotografuar ministren Vlora Dumoshi, e cila ishte duke ngrënë në veturë, gjatë kohës sa ishte nisur për takime zyrtare.

    “Rrugës për takime” është shkrimi i lënë në foto.

    Kujtojmë se javë më parë, vet kryeministri Hoti u bë lajm, pas informacionit se ai çdo ditë e merr bukën me vete në zyrë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!