Një restorant në Nju Jork theu rekordin e tij të dhjetë Guinness World me artikullin e tij më të fundit: një pjatë me patate të skuqura që kushton 200 dollarë.
Guinness njoftoi se një restorant në Manhattan krijoi patatet e skuqura më të shtrenjta në botë, përcjellë Reporteri.net.
Pjata, e titulluar Creme de la Creme, përmban përbërës duke përfshirë patate Chipperbeck, shampanjë Dom Perignon, uthull Ardenne, shampanjë J. LeBlanc, yndyrë pate nga Franca, kripë Tartufi “Guerande”, vaj tartufi, djathë Krete, tartufë të verës nga Italia, gjalpë tartufi, krem organik A2 dhe një majë e pluhurit prej ari të ngrënshëm, 23 karat.
Restoranti, i cili u rihap të premten e kaluar pas një mbyllje të gjatë për shkak të pandemisë COVID-19, tha se menuja prej 200 dollarëve është në dispozicion vetëm me rezervim.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.