Audicionet e Britain’s Got Talent për vitin 2023 kanë përfunduar tashmë, dhe ndoshta kanë ruajtur më të mirën për fund. Musa Motha dha një performancë të paharrueshme që i solli kalimin në raundin tjetër të shfaqjes.
Kërcimtari nga Afrika e Jugut filloi audicionin duke rrëfyer pak për historinë e jetës së tij.
Duke biseduar me jurinë, ai foli për diagnostikimin e tij me kancer si fëmijë, që çoi në amputimin e këmbës së tij.
Musa, 27 vjeç, përfundoi performancën duke ecë mbrapa nga skena, çka lejoi që të përshëndetej nga moderatorët Ant McPartlin dhe Dec Donnelly, të cilët dukeshin të emocionuar.
Amanda Holden, 52 vjeç, dhe Bruno Tonioli, 67 vjeç, filluan të qajnë, ndërsa Alesha Dixon, 44 vjeç, dhe Simon Cowell, 63 vjeç, u çuan në këmbë për një duartrokitje lavdëruese.
Të pranishmit në sallë u ngritën në këmbë për t’u solidarizuar me Musa-n dhe filluan të thërrasin “Golden Buzzer”.
Për fat të keq, juria kishte përdorur të gjitha “Golden Buzzer-ar”, që lejon talentet të kalojnë nëpër fazën tjetër dhe të shkojnë drejt finales.
Simon vendosi të shkelte rregullin e shfaqjes dhe organizoi që të gjithë jurinë të shtypin butonin bashkë, duke bërë Musa-n të jet “Golden Buzzer-i” i tetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.