Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot feston ditëlindjen e 57-të.
Veseli ika lindur më 31 maj 1967 në Broboniq të Mitrovicës.
Ai ka qenë një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe shef i Shërbimit Informativ të Kosovës. Kadri Vesli ka udhëhequr Partinë Demokratike të Kosovës për 4 vjet e 241 ditë, duke qenë edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Edhe kjo ditëlindje Veselin e gjen në Hagë, ku po mbahet në paraburgim.
Veseli, ndodhet në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.
Gjykimi ndaj tij dhe të tjerëve tyre ka filluar në prill të vitit të kaluar dhe ZPS-ja ka paralajmëruar mbi 300 dëshmitarë në këtë proces gjyqësor.
Prokuroria i akuzon ish-krerët e UÇK-së për vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë ndërsa të gjithë i kanë mohuar akuzat.
Gjykata në Hagë u krijua pas një raporti të Këshillit të Evropës të vitit 2011, i cili përmbante akuza për trafikim organesh.
Themelimi i këtij institucioni u bë më pas nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa aktakuzat e para u konfirmuan në pjesën e dytë të vitit 2020. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.