×
  • Extra
  • Extra

    “Kam 30 vite i martuar me gruan time, e cila është ende e virgjër”, çifti që edhe pas kaq shumë vitesh nuk ka kryer ende marrëdhënie

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 18:25

    Një 57-vjeçar ka thënë se është ende i dashuruar me bashkëshorten e tij, pavarësisht se nuk ka kryer kurrë marrëdhënie seksuale me të. Në rrëfimin e tij për “Dear Deidre” të “The Sun”, ai tregon se ka 30 vite i martuar.

    Bashkëshortja e tij është ende e virgjër, por pavarësisht moshës, ajo nuk dëshiron të kalojë momente intime me të. Pas këtij vendimi, fshihet një arsye e fortë, të cilën 57-vjeçari e zbuloi shumë vonë.

    Ja rrëfimi i tij:

    “Kam 30 vite i martuar me gruan time, e cila është ende e virgjër. Kjo ma copëton shpirtin. Më duket sikur nuk jam mashkulli i duhur për të. Në natën e parë të martesës, isha i etur për të kryer marrëdhënie seksuale, por ajo më ndaloi dhe më tha ‘Nuk është gjë e mirë kjo’.

    Mendova se do ta provonim sërish natën e ardhshme, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë. Ne puthemi dhe përqafohemi, por kjo është e gjitha. Së fundmi, ajo erdhi me mua për të takuar doktorin tim, por për diçka tjetër. Ai na pyeti për jetën tonë seksuale dhe unë i tregova që nuk kemi bërë kurrë seks.

    Më pas, gruaja ime rrëfeu se ka qenë e tmerruar nga ideja e të qenit shtatzënë. Nëna e saj i kishte folur vazhdimisht për dhimbjet që një femër përjeton kur sjell në jetë një fëmijë.

    Jemi të dy 57 vjeç dhe jam shumë i mërzitur. Pse nuk ma ka treguar këtë gjë më parë? Kurrë nuk kemi qenë në gjendje për të krijuar një familje dhe nuk e kam detyruar kurrë për asgjë.

    Ende e dua, por na ka privuar një të drejtë, siç është ajo e marrëdhënies seksuale.”.

    “Dear Deidre” thotë:

    “Kjo është diçka e trishtueshme, por nuk mund të bëni asgjë për ta ndrequr atë që ka kaluar. Megjithatë, nuk keni asnjë arsye për të refuzuar nisjen e një jete intime tani. Por kjo gjë mund të kërkojë durim dhe kohë.”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!