Gazetari Blendi Fevziu ka treguar se ka vizituar 134 vende të botës dhe është shumë i dhënë pas guidave.
Ai ka deklaruar se përpara se të shkojë në një vend, ka shumë informacion lidhur me gjithçka.
“Përpara se të udhëtojë në një vend, unë jam thuajse i informuar për vendin. Unë di ekzaktësisht se çfarë ka vendi. Njeriu udhëton me dëshirat e tij, e dinë se çfarë duan. Dikush di të gjitha vendet ku ka muzikë të mirë dhe shkon atje, dikush di plazhet më të mira dhe shkon atje se i pëlqen. Unë jam shumë i dhënë pas guidave.
Kam vizituar 134 vende, më kanë ngelur edhe shumë të tjerë që nuk janë anëtare të OKB-së. Ka edhe territore që duhet t’i konsiderosh”, tha gazetari.
Më tej, Fevziu zbuloi se më kë shkon në udhëtime, nga miqtë, familja deri te udhëtimet vetëm.
“Ndonjëherë udhëtoj me familjen, ndonjëherë kur ka vende të vështira vjen vajza ime e madhe, kam miq si Baton Haxhiu, udhëtoj dhe vetëm se më pëlqen. Kur udhëtoj vetëm problemi më i madh që kam është darka, por unë mundohem kudo që shkoj të krijojë kontakte të reja. Zakonisht guida më e mirë është taksisti i aeroportit, të cilin mund ta pyesësh për gjithçka, nga çmimet se si janë te vendet. ”, tha Fevziu./abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.