×
  • Extra
  • Extra

    Kandidati i AAK-së që përngjanë shumë me Haradinajn: Shpesh na ngatërrojnë

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 17:33

    Kastriot Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është përfolur për ngjashmërinë e madhe me liderin e partisë së tij, Ramush Haradinaj.


    Ai në emision in “Frontal”, në T7 tha se edhe qytetarët e ngatërrojnë shpesh atë me Haradinajn.

    “Kohëve të fundit është bërë virale përmes mediave. Ku të shkoj më thonë dhe ndalen habiten, ka shumë raste që po i përngjajë shumë Ramushit dhe më pyesin se a ke diçka. Unë mendoj që është një përparësi për ti përngjarë liderit Ramush Haradinaj dhe është një kënaqësi dhe nder i madh”, ka thënë ai.

    Ai foli edhe për momente ku Haradinaj dhe ai ngacmohen me njëri-tjetrin për ngjashmërinë.

    “Patra pak ditësh ishim për fushatë dhe u vonua pak brenda unë isha jashtë. I bëra disa fotografi me qytetar dhe i thashë atij kryetar dil ti se unë i kreva fotografitë për të dy”, ka thënë Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!