Valon Ramadani sot është emër i njohur në politikën kosovare.
Ramadani arriti dy herë që si kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje të marrë votat e nevojshme për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Por në të kaluarën, ai ishte nxënës i Medresesë dhe si medersant kishte lansuar një këngë për Festën e Bajramit.
Këngën, të cilën Ramadani e kishte shoqëruar edhe me videoklip, e ka shpërndarë në Facebook drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, pas mbledhjes së Këshillit të Qendrës në Ferizaj ka vendosur që nga ky subjekt politik, kandidat për kryetar të Ferizajt të jetë pikërisht Valon Ramadani.
Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 17 tetor. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.