×
  • Extra
  • Extra

    Kandidati për president: Jezu Krishti ishte shqiptar, kishte plis dhe flamur me dy krena kur e kryqëzuan

    Reporteri
    05 Maj 2022 | 8:43

    Kandidati i vetëshpallur për president, Sazan Guri, po bën xhiron e rrjetit me deklaratën e tij se Jezu Krishti është me origjinë nga Shqipëria.

    Sot, i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai e ka mbështetur këtë deklaratë, duke u shprehur se e ka të lexuar në libra. Guri thotë se Krishti ishte me plis dhe me një flamur me dy krena, kur e kryqëzuan.

    “Ne i lexojmë nëpër biblioteka, i kemi me fakte. Mbasi i gjejmë, i gjejmë edhe me faqe se ku janë dhënë. Do t’i publikojmë pak nga pak. Unë flas për ato që di.

    Akili me plis, Odiseja me plis. Fustanellën e mban edhe populli grek, ndërsa plisin e mbajnë vetëm këta të tjerët. Pra, Krishti është me plis dhe kjo është pikturë. Kur e kryqëzuan Krishtit ishte me plis dhe atje lart një flamur me dy krena.

    Maria, turqit i thonë Merjen. Judenjtë Mirjam. Ne i themi e mbarë. Pra janë emrat më të përdorur”, u shpreh profesori

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!