Stuhitë e shoqëruara me shi dhe breshër po krijojnë probleme për disa komuna të Kosovës tash e disa ditë.
Përpos përmbytjeve dhe dëmtimeve të kulturave bujqësore, ka pasur aktivitet të madh edhe të rrufeve, ku dy shtëpi u goditën, një në Suharekë dhe tjetra në Malishevë.
Gjatë stuhive, nuk duhet afruar objekteve të larta (shtylla, pemë) në distanca më të vogla se 8-10 metra, transmeton Reporteri.net.
Koka duhet të jetë gjithmonë më poshtë sesa objektet përreth. Nëse shkarkimet e rrufeve na gjejnë jashtë shtëpisë, nuk duhet assesi të strehohemi nën pemë, pasi mund të jetë vendim me fatalitet.
Pemët e larta kanë veti tërheqëse të rrufesë, e cila gjatë shkarkimit ndikon shpesh në përhapjen e rrufesë duke u shpërbërë në disa ngarkesa të vogla drejt e në përçuesit më të ndjeshme pranë saj. Këto pjesë përçuesish apo rrufeja e dobët godet edhe njeriun si përçues i mirë i saj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.