×
  • Extra
  • Extra

    Këto data në shkurt duhet t’i mbani mend pasi do të ndodhin gjëra të rëndësishme

    Reporteri
    05 Shkurt 2024 | 17:52

    Shkurti ka disa data të rëndësishme të cilat janë:

    4 shkurt/Mërkuri hyn në Ujor

    Mërkuri, planeti i komunikimit, hyri në Ujor për të sjellë qasje të reja më logjike gjatë javëve në vijim. Do të tregohesh më kokëfortë se zakonisht, por nga ana tjetër, fuqia dhe përkushtimi do të sjellin sukses për çdo shenjë.

    9 shkurt/Hëna e re në Ujor

    Më 9 shkurt, qielli do të ndriçohet nga Hëna e re në Ujor, duke krijuar cikle të reja miqësie dhe raportesh për të ardhmen. Ndryshimi mund të jetë i frikshëm, por ti je gati për të panjohurën.

    12 shkurt/Marsi hyn në Ujor

    Marsi, planeti i strategjisë, inatit dhe motivimit, do të hyjë në Ujor më 12 shkurt. Gjatë ditëve në vijim, do të kesh qëllime të reja.

    16 shkurt/Afërdita hyn në Ujor

    Planeti i dashurisë do të vizitojë Ujorin. Romanca do të jetë në ajër dhe do të kesh një raport më të bukur dhe të fortë me personin e zemrës.

    18 shkurt/Dielli hyn te Peshqit

    Dielli hyn te Peshqit më 18 shkurt, për të sjellë ndryshime të reja deri në fund të vitit. Në fund, do të bësh një rezyme të versionin që ke qenë me atë që do të jesh në fund të vitit.

    21 shkurt/Afërdita bashkëvepron me Marsin në Ujor

    Afërdita dhe Marsi përqendrohen te dashuria dhe imagjinata. Ata do të takohen në të njëjtën pikë në qiell, më 21 shkurt, për të krijuar cikle të reja në aspektin e punës dhe marrëdhënieve sentimentale.

    22 shkurt/Mërkuri hyn te Peshqit

    Mërkuri do të hyjë tek Peshqit më 22 shkurt, duke e bërë jetën tënde më të kthjellët.

    24 shkurt/Hëna e plotë në Virgjëreshë

    Një Hënë e plotë në Virgjëreshë do të ndriçojë qiellin më 24 shkurt, duke të orientuar në të tjera qëllime. Manifesto, pasi universi po të dëgjon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!