Varrimi i ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha e cila ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare do të bëhet në vendlindjen e saj në Pagarushë të Malishevës.
Ajo para vdekjes kishte lënë amanet që të varrosej në fshatin e saj të lindjes, në Pagarushë të Malishevës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ky fshat ndodhet 55.3 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës dhe është një ndër fshatrat më të mëdha të komunës së Malishevës.
Karakteristikë e këtij fshati është relievi i thyer dhe largësia mes lagjeve, të cilat gjenden me kilometra larg njëra tjetrës.
Ajo do përcillet nesër për në banesën e fundit. Ceremonia mortore do kryhet pa praninë e mediave, pasi kjo ishte dëshirë e këngëtares.
Nexhmije Pagarusha ka lënë pas vetes hite si “Baresha”, “E dehun jam”, “Sytë për ty i kam të njomë” e shumë të tjera.
Këto janë disa nga pamjet e gjelbruara të vendlindjes së këngëtares Nexhmije Pagarusha:
/Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.