Koronavirusi ka shkaktuar deri tani 4 milionë e 700 mijë viktima në të gjithë botën. Megjithatë, në Kinë, edhe pse është vendi i origjinës së Covid-19, të paktën sipas autoriteteve të shtetit aziatik, kanë vdekur 4636 persona, një shifër shumë e ulët krahasuar me numrin e popullsisë.
Një ndër arsye e këtyre shifrave mund të jetë edhe strategjia e ndjekur nga autoritetet kineze, të cilat kanë kryer vaksinime masive në rastet e zbulimit të vatrave me koronavirus, por edhe kujdesi mjaft i madh i kushtuar ndaj personave që hyjnë në Kinë.
Shembulli i fundit është një strukturë për karantinim për personat që do të hyjnë në Kinë, e cila është ndërtuar në Guangzhou dhe ka kushtuar 260 milionë dollarë.
Ndërtesat janë 3-katëshe, me çati të stilit tradicional kinez, kanë 5 mijë dhoma, ndërsa janë vendosur në një hapësirë të barabartë me 46 fusha futbolli. Ky kompleks në periferi të qytetit u ndërtua në një periudhë më pak se 3 muaj.
Kjo strukturë do të zëvendësojë hotelet të cilat ishin vendosur në zona të ndryshme të Guangzhou për të karantinuar personat që do të hynin në Kinë. Me të mbërritur në aeroport, këta persona do të transportohen me autobusë direkt në dhomat e tyre, ku do të qëndrojnë për të paktën dy javë. Tre vaktet e ushqimit në dhoma do të shërbehen nga robotët për të minimizuar sa më shumë kontaktet e drejtpërdrejta me personat e dyshuar.
Kjo është qendra e parë e këtij lloji në Kinë, por qeveria kineze ka planifikuar të ndërtojë shumë të tilla në një kohë sa më të shpejtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.