Mjeku Marko Barbieri, 56 vjeç, nga Roma, për plot 40 ditë kishte qëndruar në spital, duke luftuar ndaj koronavirusit.
Kur situata duket më e normalizuar në Itali dhe vdekjet kanë qenë më të pakta, krahasuar me javët e kaluara, mjeku është rikthyer në shtëpi për të takuar familjen.
Por teksa ka hyrë në pragun e shtëpisë, një surprizë e ëmbël i është bërë nga familjarët dhe fqinjët, të cilët duartrokisnin nga dritaret e shtëpive.
Në momentin që Marko zbret nga makina, fëmijët e tij iu drejtuan me shpejtësi për t’a përqafuar. Ky moment i emocionoi të gjithë, madje edhe fqinjët, të cilët janë parë duke u qarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.