Një burrë në juperëndim të Kinës, është arrestuar, sepse siç raportohet ka shitur vajzën e tij në internet për shumën prej 7.800 euro. Krejt kjo për të paguar borxhet nga lojërat e fatit.
Mashkulli i identifikuar vetëm me mbiemrin Diang, ia ka shitur të bijën një çifti pasi kishte hyrë në borxhe të mëdha, transmeton Reporteri.net
Babai i papunë e mori vajzën e tij një vjeçare nga shtëpia duke i thënë gruas së tij se vajza do të qëndroj tek gjyshja atë natë, në qytetin në distancë prej 140 km nga shtëpia e tyre.
Nëna filloi të dyshojë pasi nuk u dëgjua me vajzën gati tre muaj me radhë. Sa herë që e pyeste burrin rreth faktit se ku ndodhej vajza e tyre, ai ipte përgjigje të ndryshme në pyetjet e saj.
E ëma e brengosurr për fatin e të bijës, kontrolloi telefonin e burrit të saj dhe aty gjeti një video të bisedës ndërmet tij dhe blerësit të vajzës. Të njëjtën ditë, ajo organizoi një takim me vjehrrën e cila i tha se fëmija nuk ndodhet aty tash e disa muaj.
Kjo nënë e lajmëroi menjëherë rastin në polici, ndërkohë që burri i saj sapo mori vesh u arratis. Pas hetimeve, policia e lokalizoi në një nga hotelet e vendit dhe e arrestoi.
Ai e pranoi se kishte hyrë në borxhe të mëdha dhe për të dalë nga situata vendosi të marrë masa ekstreme, pasi që pa në internet kërkesa për adoptimin e fëmijëve.
Vajza u gjet dhe iu kthye së ëmës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.