Klientët e Amazon në Mbretërinë e Bashkuar në pritje të dorëzimit të Playstation 5 të ri kanë mbetur të tronditur kur u përshëndetën me qese me oriz në vend të tastierës së lojërave.
Hajdutët duket se kanë vjedhur PS5 para se të dorëzoheshin të enjten dhe të premten e kësaj jave, shkruan Metro.co.um.
Blerësit e zhgënjyer që kishin porositur muaj më parë shkuan në Twitter për të ndarë zhgënjimin dhe konfuzionin e tyre të plotë, pasi zbuluan se konzolla e tyre u zëvendësua me artikuj të ndryshëm, siç ishin ushqimi për mace dhe produkte të tjera, transmeton Telegrafi.
Klientë të tjerë raportuan se paketat ishin shënuar gabimisht si të dorëzuara kur nuk kishin marrë asgjë.
So went to open my PlayStation 5 that I ordered from @AmazonUK and found this! Some one has replaced it with rice!I wish I was joking! Pls RT! pic.twitter.com/VcSNce4Zgo
— iamadamsullivan (@iamadamsullivan) November 19, 2020
Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA, konsola e lojrave Sony e shumë pritur ka qenë e pamundur që shumë ta marrin atë.
Në një deklaratë duke iu përgjigjur valës së ankesave, një zëdhënës i Amazon tha se po hetonte çfarë kishte ndodhur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.