Shumë njerëz flasin në gjumë pa e kuptuar, derisa dikush nga mjedisi i tyre ua thotë këtë. Konsiderohet si një fenomen i padëmshëm dhe më së shpeshti ndodh si pasojë e stresit. Shkencëtarët kryen një studim interesant se cila është fjala më e zakonshme që njerëzit thonë teksa flasin në gjumë.
Gjegjësisht, shkencëtarët besojnë se të folurit në ëndërr ndodh gjatë fazës REM të gjumit kur ka më shumë shanse për ëndrra intensive dhe emocionale. Shumica e fjalëve që thuhen gjatë gjumit janë negative dhe madje mjaft vulgare, sipas një studimi francez të botuar në revistën Sleep.
Në një faqe interneti të quajtur Sleep Talk Recorder, njerëzit kanë ngarkuar regjistrime të asaj që thonë ndërsa flenë. Në pothuajse 10 për qind të regjistrimeve kishte fjalë sharje. Por një fjalë i tejkalon të tjerat dhe nuk është një mallkim, por bëhet fjalë për fjalën “Jo”. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.