×
  • Extra
  • Extra

    Kjo është gruaja që përpiqet ta kthejë Trumpin kah “rruga e Zotit”

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 14:45

    Paula White është këshilltare shpirtërore dhe pastore personale e presidentit amerikan Donald Trump.


    Ajo drejton kishën në Florida dhe përfaqëson lidhjen midis komunitetit ungjillor, të cilin e udhëhoqi për dekada me një president i cili njihet si ish-playboy nga Manhattani, që kurrë nuk i respektoi shumë parimet e krishtera. Pretendohet se  ajo ishte një nga faktorët kyç që nxiti qëndrimet e presidentit Trump rreth abortit.

    Paula White shpesh flet për besimin e sinqertë dhe të thellë të Trumpit dhe në këtë kuptim e sheh emërimin e tij si detyrë hyjnore. Ajo u ftua në inaugurimin presidencial dhe që atëherë ka qenë një pjesë e rëndësishme e Shtëpisë së Bardhë, transmeton Reporteri.net.

    Ashtu si njerëzit e tjerë rreth Trumpit, White është një figurë e diskutueshme. Qytetarët e Shteteve të Bashkuara e shohin atë në dy mënyra – ose si dikë që e “drejton Trumpin kah Krishti” ose si “të padobishme”. Shumë e shohin bashkëpunimin e saj me presidentin Trump si një lloj lidhje të tij me bashkësinë ungjillëzuese, për arsye shumë praktike – për të siguruar votat e tyre.

    Ajo më herët kishte thënë se në vitin 2011, Trump kishte kërkuar që tek ai të vijnë disa pastorë, që përmes lutjeve ta kuptonte se a do të duhej të kandidojë për president të shtetit më të fuqishëm në botë.

    “Kishte midis 25 dhe 30 pastorë që luteshin për më shumë se gjashtë orë. Ai sinqerisht donte të dëgjonte atë që Perëndia kishte për të thënë. Qëllimi i tij është që Amerika përsëri të bëhet e madhe, nuk është vetëm një slogan”, shprehet ajo./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!