Policia e e Stambollit ka arrestuar 13 persona sipas “Milliyet“, të akuzuar për mashtrim të dhe falsifikim të kartmonedhave duke iu kapur atyre një shumë prej 100 mijë dollarësh amerikan.
Gjithçka ndodhi pas disa denoncimeve nga persona të ndryshëm pasi ata kishin parë lëvizje të dyshimta të llogaritë e tyre bankare.
“Operacioni” i mashtruesve vijoi vetë një muaj dhe gjatë kësaj periudhe arritën të përvetësonin një shumë të konsiderueshme parash.
Si funksiononte?
Pasi stamponin kartmonedha të dollarit amerikan false, ata i depozitonin ato në llogaritë e personave të ndryshëm përmes bankomateve.
Pasi i kishin depozituar dhe bankomati nuk i kuptonte që ishin kartmonedha të falsifikuara, mashtruesit i nxirrnin prej një bankomati tjetër të njëjtën sasi parash.
Në këtë mënyrë ata kishin mashtruar bankën duke futur në bankomat kartmonedha të falsifikuara, ndërsa nxirrin prej tyre kartmonedha të rregullta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.