Të jesh i ri dhe i beqar në Marok nuk është e lehtë.
Çiftet e pamartuara që kapen në të njëjtën dhomë hoteli mund të burgosen deri me një vit burg, sipas nenit 490 të kodit penal.
Kjo masë e ka penalizuar turizmin.
Hotelet jo vetëm që kanë humbur turistët e huaj për shkak të pandemisë, por janë të detyruar të largojnë klientët, që nuk janë të pajisur me certifikata martesore.
Çdo javë policia kontrollon të dhënat e hoteleve për të kontrolluar nëse ka shkelje.
Për këtë arsye, strukturat e hotelerisë në Maroko kërkojnë nga qeveria të legalizojë seksin paramartesor, shkruan “The Economist”.
Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dekriminalizuar së fundmi marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore, me sauditët që thonë se në hotelet e vendit nuk kërkohen më certifikata martesore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.