Kompania çeke “Bene Meat Technologies” bën me dije se është e para në BE që merr miratimin që produktet e saj, të mishit të krijuar në laborator të përdoren si ushqim për kafshët, teksa informon se në vitet në vijim synimi i saj është të rrisë ndjeshëm prodhimin.
Gjatë një interviste për mediat, menaxheri, Roman Kriz tregon se tashmë kompania po planifikon të testojë sesi kafshët do ta “shijojnë” këtë produkt në laboratorët e saj të vendosur në Pragë.
Ai tha se firma përdori qeliza nga kafshë të gjalla të cilat rriten në një enë të njohur si një “bioreaktor i ushqyer nga një furnizim me lëndë ushqyese”, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Një numër i madh kompanish po garojnë globalisht për të zhvilluar mish dhe produkte peshku të kultivuara në laborator, komercialisht të qëndrueshme për t’iu përshtatur thirrjeve të konsumatorëve të shqetësuar për çështjet etike dhe ndikimin mjedisor të blegtorisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.